Connect with us

Kosovë

Gaxherri e LDK-së për Periskopin: Kurti ta heqë taksën, na kanosen pasoja të rënda

Publikuar

Kryeministri Albin Kurti drejtoi akuza në drejtim të LDK’së si fajtore për mosheqjen e tarifës, bazuar në versionin e saj për heqjen graduale, shkruan Periskopi.

‘’Sot, me datë 15 mars 2020, është dashur që të hiqet tarifa 100% në lëndën e parë që importohet nga Serbia. Kjo nuk do të ndodhë sepse qëndrimi im i shprehur më 26 shkurt 2020 ndërkohë nuk u bë vendim. Më vjen keq për këtë. Ende nuk kam arritur ta bind partnerin tonë të koalicionit qeverisës, LDK-në, për atë që vetë jam i bindur: zëvendësimi gradual i tarifës me reciprocitetin është mënyra më e mirë, më e drejtë dhe më e dobishme”, ka shkruar Kurti.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i zëvendëskryeministrit, Avdullah Hoti i cili ka kërkuar që taska të hiqet sot dhe atë menjëherë.

Ndërsa, deputetja Besa Gaxherri, ka deklaruar për Periskopin se Kurti duhet të veproj sipas kërkesës së ShBA-sË dhe LDK-së, në mënyrë që të mos prishet partneriteti me asnjërën palë.

‘’Të pezullohet taksa tërësisht e jo pjesërisht, andaj z Kurti duhet të veproj sipas kërkesës së SHBA-së dhe partnerit të tij, LDK’’.

Deputetja apelon që Qeveria të ketë kujdes me vendimet që i merr për t’i shmangur pasojat që mund të ndodhin në të ardhmen.

Tutje, ajo thotë se tani nuk është koha e duhur të merret me këtë temë, meqenëse Kosova dhe gjithë globi po përballet me koroanvirusin.

‘’Në këto momente të rënda për globin me rastin e pandemisë, konsideroj se kësaj teme i është zbehur relevanca. Sidoqoftë, qeveria duhet të jetë shumë e kujdesshme me veprimet dhe vendimet politike të cilat mund të kenë konsekuenca të pa riparueshme në të ardhmen ose të shkaktojnë dridhje politike brenda Kosovës në këtë krizë globale që jemi duke përjetuar’’, përfundon Gaxherri./Periskopi/Z.R/

NA NDIQ NË FACEBOOK