Connect with us

Kosovë

Gashi propozon mocionin: Kurti i dha fund koalicionit me LDK-në i shtyrë nga paranoja e frika

Publikuar

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, bëri luftë politike me LDK-në dhe ‘hoqi dorë nga përgjegjësia e tij si kryeministër në kohën më të vështirë për Kosovën’.

“Kryeministri Kurti vendosi që t’i jap fund koalicionit me LDK-në. Arsyetimi i tij ishte që ministri i Brendshëm paska deklaruar se gjendja e jashtëzakonshme është mjet i duhur për ta luftuar gjendjen. I shtyer nga paranoja frika apo paaftësia për të menaxhuar me situata të pazakonta, vendosi të heq dorë në mënyrë indirekte nga përgjegjësia e tij. Në kohën kur na pllakoset një rrezik, Presidenti dhe kryeministri kanë vendosur të kenë protagonizëm. Albin Kurti ishte figurë e  re në qeverisje dhe ne si LDK u angazhuam të kishte sukses sepse ishte në të mirën e të gjithëve. Kjo qeveri u quajt qeveria e shpresës sepse u besua se do të ishte një qeverisje me duar të pastra.

“Ne propozojmë këtë mocion, prezantojmë mocion për rrëzimin e qeverisë së Kosovës. Erdhi në pushtet me premtimin për një momentum të ri, luftës kundër korrupsionit ndërkaq km Kurti në më pak se 50 ditë pune, me jokonstruktivitet, në raport me aleatët tonë, ka pamundësuar funksionimin e Qeverisë”, ka thënë Gashi./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK