Kosovë
Gashi: Nuk ka nevojë të shpallet reciprociteti, thjesht institucionet duhet të veprojnë

Arben Gashi, deputet i LDK’së sonte në Rubikon ka thënë se nuk është nevoja që reciprociteti të shpallet si i tillë, por institucionet e Kosovës të veprojnë me punën e tyre, transmeton Periskopi.
‘’Nuk ka nevojë të shpallet reciprociteti, thjesht isntitucionet duhet të veprojnë. Nuk dëshirojë me pa Kosovën kur partneri jonë strategjik mund të vendos sanksione ndaj neve’’
‘’Nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe masa sanksione ndaj Kosovës. Ka zëra në gjitha institucionet e Kosovës, edhe në LDK. Pse duhet të tregojmë kryenecesi për një cështje që vetëm duhet të shëndërrohet në fakt’’, ka shtuar Gashi.
‘’Nuk guxojmë të rrezikojmë këtë partneritet për një instrument që nuk mund të ketë efekt të madh ekonomik’’/PERISKOPI/


















