Kosovë
Gashi e sheh të kotë letrën e Albin Kurtit: Edhe ashtu Trumpi nuk e lexon atë, sa letra i shkon në ditë

Arben Gashi, deputet i LDK’së sonte në Rubikon ka thënë se LDK nuk është konsultuar nga kryeministri Albin Kurti për letrën që ky i fundit ia adresoi presidentit amerikan, Donald Trump, transmeton Periskopi.
Gashi e sheh të kotë atë letë,r duke ironizuar se Trumpi as nuk do ta lexojë atë.
‘’Kurti është dashur të dakordohet me LDK për ato letra. Edhe ashtu Trump nuk e lexon atë letër, sa letra i shkon atij në ditë. Me sa e di nuk ka pasë konsultim me LDK, dhe as daordim në përmbajtjen e asaj letre’’, ka thënë Gashi
‘’Edhe po të dojë të thotë që është mendim i tij personal, prap është kryeministër i vendit’’/PERISKOPI/






















