Shëndetësi
Garay lojtari i parë me koronavirus në La Liga

Është shënuar rasti i parë me koronavirus në La Liga.
Lojtari i parë i prekur me këtë virus është mbrojtësi i Valencias, Ezequiel Garay.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari përmes llogarisë së tij në ‘Instagram’, ku ka njoftuar tifozët.
Ky është rasti i parë në La Liga që një lojtar preket me koronavirus.
Deri më tani pothuajse në secilën ligë të futbollit në Evropë ka raste të konfirmuara me COVID-19.






















