Connect with us

Shëndetësi

Futbollisti i klubit italian infektohet me koronavirus

Publikuar

Lojtari i klubit italian Vis Pesaro nga kategoria e tretë e futbollit italian, ka rezultuar pozitiv me koronavirus pas testimeve të bëra.

Sipas njoftimit të këtij klubi ai është diagnostifkuar me virusin me kurorë edhe pse paraprakisht nuk kishte pasur ndonjë simptomë.

Vis Pesaro bën të ditur se janë duke marrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e përhapjes.

Serie C është pezulluar deri më 3 prill, për shkak të shpërthimit të koronavirusit i cili i ka infektuar 10 mijë persona në Itali deri tani.

NA NDIQ NË FACEBOOK