Connect with us

Lajme

FSHF: Ndeshjet Vllaznia-Partizani dhe Skënderbeu-Kukësi, me dyer të mbyllura

Publikuar

Komiteti i Emergjencës në Federatën Shqiptare të Futbollit është mbledhur ditën e sotme për të vlerësuar situatën pas të urdhërit nr. 132, dt. 8/3/2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lidhur me pezullimin e aktiviteteve sportive dhe sociale në Shqipëri.

Ky komitet vlerëson se duke qenë se katër ekipet janë grumbulluar tashmë respektivisht në Shkodër (Vllaznia-Partizani) dhe Korçë (Skënderbeu – Kukësi), të vazhdojë me zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve të javës së 26-të të Kategorisë Superiore, me dyer të mbyllura.

Komiteti i Emergjencës në Federatë Shqiptare, i kërkon Këshillit të Ministrave një takim për të diskutuar në detaje lidhur me vijimësinë e aktiviteteve futbollistike në vend.