Sport
Frika nga koronavirusi, Obi Mikel largohet nga Trabzonspor në mes të sezonit

Mesfushori nga Nigeria iu bashkua skuadrës turke si agjent i lirë verën e kaluar, dhe kishte nënshkruar marrëveshje dy vjeçare, dhe tani ka ndarë rrugët me pëlqimin e ndërsjellë.
Mikel ka deklaruar se nuk ndjehet rehat duke vazhduar të luajë gjatë pandemisë, dhe ka hequr dorë nga paga e tij e mbetur, në mënyrë që të bëhet agjent i lirë.
32 vjeçari kishte shijuar një periudhë të suksesshme 11 vjeçare në Premierligë te Chelsea, dhe këtë sezon te Trabzonspor ka luajtur një rol vendimtar.
Kontrata e Mikel me Trabzonspor do të skadonte vitin e ardhshëm, nëse ai do të qëndronte në Turqi./Lajmi.net/






















