Uncategorized
Fotografitë nga spitali italian i ngujuar prej Koronavirusit: Pacientët të kthyer përmbys me tuba e tela

Fotografi të reja po qarkullojnë nga një spital italian i vendosur në koronavirus për shkak të koronavirusit të ri, ku lëvizja tashmë është bllokuar për 16 milionë banorët e Lombardisë.
Fotografitë tregojnë pacientë të rrethuar nga tuba, tela e kabllo të makinerive derisa mjekët me veshje të plotë anti-infektim dhe syze mbrojtëse përpiqen të kujdesen për ta në spitalin e Cremonas.
Disa prej pacientëve janë shtrirë madje me fytyrë poshtë në shtretërit e tyre – pasi besohet që shkencëtarët kanë sugjeruar se niveli i oksigjenit në gjak mund të përmirësojë shanset e tyre për mbijetesë, përcjell Periskopi nga Top Channel.
![]()
![]()
![]()
![]()
Spitali gjendet në krahinën e ngujuar të Lombardisë, e cila po përballet me një prej masave më të rrepta të karantinës jashtë Wuhanit.
Kryeministri italian Giuseppe Conte iu lut qytetarëve që të respektojnë masat e ashpra.
“Ne duam të mbrojmë shëndetin e qytetarëve, e dimë se kjo do të shkaktojë trazira për të mëdhenj e të vegjël”, tha dje kryeminstri.
“Por është koha të bëhemi të përgjegjshëm. Duhet të respektojmë masat e jo t’i shmangemi atyre”.Ata që shkelin rregullat e karantinës mund të burgosen me tre muaj ose të gjobiten deri në 200 euro, sipas instruksioneve.






















