Shëndetësi
Foshnjat që kanë probleme me gjumin mund të vuajnë nga ankthi më vonë

Foshnjat që kanë probleme të theksuara për të fjetur në vitin e tyre të parë të jetës, kanë më shumë gjasa që të vuajnë nga ankthi dhe depresioni në fëmijëri, sugjerojnë studimet.
Një në pesë foshnje kanë probleme me gjumin në 12 muajt e tyre të parë – të tilla si zgjimi i shpeshtë ose problememet me rënien në gjumë.
Këto foshnje kanë tre herë më shumë gjasa të vuajnë me probleme emocionale deri në moshën katër vjeçare, zbuluan studiuesit.
Gjithashtu ato kanë gjasat më të mëdha për dy herë të kenë një çrregullim emocional – të tillë si depresioni, ankthi i ndarjes ose çrregullimi obsesiv-kompulsiv – deri në moshën dhjetë vjeçare.
Shkencëtarët, nga Instituti i Kërkimeve për Fëmijët Murdoch në Melburn, Australi, thanë që foshnjat që kanë probleme me gjumin duhet të monitorohen me kujdes për problemet e shëndetit mendor në fëmijëri.





















