Sport
Formula 1: Tjetër i prekur nga koronavirusi – kësaj radhe jo te McLaren

Një anëtar i skuadrës së gomave – Pirelli- ka rezultuar pozitiv në testet e koronavirusit, bën të ditur ‘Repubblica’, transmeton lajim.net.
Tashmë shënohet rasti i dytë në Formula 1, pasi fillimisht një anëtar i McLaren kishte konfirmuar se është me koronavirus.
Rasti i McLaren bënte që gara hapëse e Melbourne (Australian GP) të shtyhej.
Me shpejtësinë që po përhapet ky virus, rrezikohet që të shtyhen edhe gara të tjera.
Nga Pirelli kanë thënë se anëtari i tyre është mirë, dhe nuk ka vuajtje të rënda. /Lajmi.net/






















