Sport
Formula 1 anulon edhe një tjetër garë?

Përballë afateve të ngutshme të ndërtimit, organizatorët lokalë pranuan të dielën mbrëma se organizimi i ngjarjes në kohë do të ishte i pamundur, duke pasur parasysh përshkallëzimin në të gjithë Evropën e pandemisë Covid-19.
Do të jetë gara e tetë që do të anulohet, megjithëse F1, që fiton deri në 50 milionë funte në vit për garën në rrugë pranë Detit Kaspik, do të punojë për ta rivendosur atë më vonë në kalendar, përcjell lajmi.net.
Sezoni i Formula 1 ende nuk ka nisur, pasi të gjithë garat e planifikuar janë anuluar për shkak të përhapjes së virusit vrasës.
Ditë më herët, u mor vesh se edhe gjatë kohës së pushimit, në gusht, garat do të vazhdojnë në mënyrë që të mbyllet sezoni në kohën e duhur. /Lajmi.net/






















