Connect with us

Kosovë

Flet pacienti i infektuar me koronavirus

Publikuar

I infektuari me koronavirus në Kosovë ka folur për gjendjen e tij shëndetësore, por edhe për kushtet ku po mbahen ata.

Ai ka thënë se pas ardhejes së prindit të tij nga Italia u infektua edhe ai.

“Po qashtu po na thojnë. Po unë baben e kam të shtrim këtu klinikë, kam ardhë për babën jemi tretë familjarë dhe kemi simptoma pozitive, na jemi mirë baba është pak ma keq po edhe ia oshtë mirë, unë me një shoqe jam në një dhomë”, u shpreh ai.

Ai thotë se të gjithë janë duke u kujdesur për familjen e tyre.

“Po baba më ka ardhë prej itali se nuk u nijke mirë një flamë dhe tani e kam dërgu në Viti tani në Gjilanë”, ka thënë ai.

Më poshtë mund ta dëgjoni intervistën e tij:

NA NDIQ NË FACEBOOK