Connect with us

Kosovë

Flet infermieri shqiptar që shkoi të ndihmonte Italinë: Vijnë avionë me të infektuar, nuk numërohen

Publikuar

me

Në një bisedë me skype nga Italia, ka folur njëri nga infermjerët që ditën e djeshme u nis drejt Italisë për ti ardhur në ndihmë stafit mjekësor atje në luftën përballë koronavirusit.

Korab Gjana tha se ditën e parë ju është komunikuar gjendja dhe mënyra se si punohet, ndërsa nga dita e nesërme do të jenë në krah të kolegëve italianë.

Ai më tej pohoi se ka pafund ambulanca dhe avionë që vijnë me pacientë të infektuar, ndërsa stafi i mjekëve dhe infermjerëve shqiptarë ndodhen në spitalin civil të Brescias.

Pacientët janë të panumërt, vijnë pa fund helikopterë dhe ambulanca, nesër do  fillojmë dhënien e ndihmës tonë ndaj stafit italian. Ditën e parë u informuam mbi masat dhe gjendjen në të cilën ndodhet vendi përballë kësaj situate”, tha Gjana.

Shqipëria ka nisur dje 30 mjekë drejt Italisë, për të qenë në vijën e parë të luftës kundër COVID-19. Dërgimi i mjekëve është bërë pas një marrëveshje mes Edi Ramës dhe Luigi Di Maio. Mjekët shqiptarë do ndihmojnë kolegët e tyre në përballimin e situatës që po kalon Italia me përhapjen e koronavirusit ku deri tani kanë humbur jetën mbi 10 000 përsona ndër to edhe disa mjekë./TemA/

MË TË LEXUARAT