Connect with us

Sport

Flamurtari mposht me lehtësi Vushtrrinë

Publikuar

Futbollistët e drejtuar nga trajneri Sunaj Keçi që nga fillimi i ndeshjes, shfaqën dëshirë më të madhe për të fituar, dhe në fund ia arritën.

Golat e fitores tejet të rëndësishëm u shënuan në minutat e fundit të pjesës së parë.

Për të bërë këtë humbje edhe më të dhimbshme për Vushtrriasit, u përkujdes ish futbollisti i tyre, Bashkim Shala. Shala shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 40-të.

Shala në afatin kalimtar të janarit iu bashkua Flamurtarit.

Goli i dytë u shënua në aksionin e radhës, që doli të jetë edhe i fitores. Edon Zeqiri në minutën e 41-të shënoi një gol të bukur, për t’ia dhënë “shuplakën” e fundit ish kampionit të Kosovës.

Me këtë fitore Flamurtari ngjitet në pozitën e tetë në tabelë me 25 pikë.

Ndërkohë, Vushtrria mbetet në pozitën e 11-të me 15 pikë

NA NDIQ NË FACEBOOK