Sport
Fituan 27 nga 27 ndeshjet e luajtura – koronavirusi pengon promovimin e skuadrës angleze

Bulls kanë fituar 27 nga 27 ndeshjet e luajtura deri në kohën kur u suspenduan kampionatet e futbollit, por ata nuk do të promovohen në një nivel më lart, pas vendimit të FA.
FA ka vendosur që secili kampionat më poshtë se liga e gjashtë do të anulohet, që do të thotë se nuk ka promovim e as rënie të skuadrave nga kampionatet aktuale.
Kështu, sezoni fenomenal i Jersey Bulls do të jetë i pavlefshëm, duke u shënuar si ‘viktimë e Covid19’.
Bulls fituan të gjitha 27 ndeshjet, me të gjitha ndeshjet si mysafire duke udhëtuar me aeroplan, si pasojë e distancës, dhe përsëri nuk siguruan promovimin. /Lajmi.net/






















