Connect with us

Lajme

Filipçe: Para nesh është periudha më e rëndë, numri i të vdekurve dhe të infektuarve do të rritet

Publikuar

me

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp ka dërguar disa porosi tek qytetarët se duhet të jemi të vetëdijshëm se numri i personave të infektuar dhe të vdekur nga koronavirusi do të rritet dhe duhet të respektohen masat.

“Pandemia në botë nuk po ndalon, në vazhdimësi po rritet. Edhe në Maqedoni numri vazhdimisht rritet. Është mirë që numri i rasteve rritet në mënyrë linear, gjegjësisht çdo ditë kemi numër të njëjtë të rasteve, me të cilat sistemi shëndetësor mund të përballet. Po hyjmë në muajin e dytë nga beteja e cila tërësisht na i ndryshoi jetën. Para nesh është periudha më e rëndë, në të cilën numri i të sëmurëve do të rritet. Do të rritet edhe numri i të vdekurve, për këtë duhet të jemi të vetëdijshëm. Sot kemi një pacient të ri të vdekur, që donë të thotë virusi është kërcënim serioz. Ne duhet të sillemi me përgjegjësi, për këtë shkak duhet të sillemi me përgjegjësi dhe përgjegjshëm, ngase suksesi varet nga të gjithë ne”, tha ministri Filipçe./SHENJA

Advertisement

MË TË LEXUARAT