Connect with us

Lajme

Filipçe: Dy pika të reja për testimet, Çair dhe Jane Sandanski

Publikuar

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se nga e hëna do të hapen dy pika për testimin e pacientëve që dyshojnë për koronavirus. Pikat do të hapen në dy poliklinika, Çair dhe Jane Sandaski, dhe do të funksionojnë vetëm përmes termineve telefonike.

Filpçe po ashtu tha se janë në pritje edhe të makinave respiratore nga Brazili, por problemi është se shumë vende e kanë ndalur eksportimin e makinave respiratore për vendet e veta. Ai shtoi se numri i të prekurve për fat të keq do të rritet, por kjo është e ditur që më herët, edhe nga eksperienca me vendet e tjera të prekura.

Nga eksperienca në vendet e tjera ku ka më shumë të prekur vetëm 5 për qind e pacientëve shkon në respirator. Prandaj për 1 000 pacientë na duhen 50 respirator. Kemi një problem me respiratorët se na janë bllokuar në Brazil, por shpresojmë shumë shpejt t’i zhbllokojmë .Kemi vendosur të hapim dy qendra për testimin e personave që dyshojnë se janë prekur nga koronavirusi, ato do të jenë në dy klinika, në atë të Çairit dhe në Jane Sandanski, por do të funksionojnë vetëm me termine nëpërmjet telefonit- tha Filpçe./Alsat/

NA NDIQ NË FACEBOOK