Sport
FIBA publikon renditjen e re, ja ku gjendet Kosova

Përkundër dy fitoreve në muajin shkurt në kuadër të Parakualikimeve për Botërorin 2023, ndaj Islandës dhe Luksemburgut, megjithatë renditja e Kosovës, nuk ka lëvizur në publikimin e fundit nga shtëpia botërore e basketbollit.
Kundërshtarët e Kosovës në grup, Islanda ndodhet në vendin e 46-të, duke mos lëvizur nga renditja, Sllovakia ka përparuar për dy vende dhe tashmë ndodhet në vendin e 66-të, derisa Luksemburgu renditet në vendin e 77-të, duke u ngritur për nëntë vende, edhe pse humbi nga Sllovakia dhe Kosova.
Sa i përket shteteve evropiane, Kosova ndodhet në vendin e 37-të, ashtu siç ishte në renditjen e kaluar.
Në renditjen e përgjithshme, SHBA renditet në vendin e parë, duke u pasuar nga Spanja dhe Australia.






















