Connect with us

Sport

Ferizaj fiton me lehtësi kundër Trepçës ’89

Publikuar

Ndeshja e parë e xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës, ndërmjet Ferizaj dhe Trepçës 89 i ka takuar skuadrës së Ferizaj, shkruan lajmi.net.

Nikoqirët arritën të marrin tri pikë duke shënuar tri herë, për rezultatin final 4:0, kundër skuadrës nga Mitrovica.

Goli i parë i këtij takimi u shënua pas 10 minutave lojë, kur Taulant Dajaku dërgoi topin në rrjetë.

I njëjti lojtar dyfishoi epërsinë e Ferizaj, kur po luhej minuta e 51’.

Për t’i dhënë fundin dilemës për fituesin e këtij takimi u përkujdes Sadriu, i cili shënoi në portën e Trepçës 89 në minutën e 66’. Kurse, rezultatin final u vendos në minutën e 89′, kur vendasit shënuan për 4:0, me anë të Hajdareviq.

Situata u vështirësua edhe më shumë për mysafirët kur Statovci u ndëshkua me karton të kuq, 12 minuta para fundit të ndeshjes.

Me këtë rezultat, Ferizaj shkon në 25 pikë për pozitën e 10-të në tabelë, kurse Trepça 89 mbetet me 26 pikë në pozitën e tetë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK