Connect with us

Sport

Ferdinand: Coutinho nuk ka më vend te Manchester United

Publikuar

Philippe Coutinho lidhej me një transferim të mundshëm te skuadra e Manchester United për një kohë të gjatë, por tashmë duket sikur situata ka ndryshuar.

Sipas Rio Ferdinand, ish mbrojtësit të United, braziliani më nuk ka vend në skuadër, pas ardhjes së Bruno Fernandes në ‘Old Trafford’.

“Te Liverpool, ai ishte një lojtar i shkëlqyer, por që kur u largua, nuk është i njëjti. Ai ngeci te Barcelona, dhe pastaj nuk ka bërë aq mirë as te Bayern” ka thënë Ferdinand përmes ‘Instagram’, transmeton lajmi.net.

“Do të kisha thënë se përshtatet me Manchester United para se të vinte Bruno Fernandes, por tashmë nuk qëndron kjo” shtoi anglezi.

Coutinho nuk ka bindur as drejtuesit e Bayern që të blejnë kartonin e tij në fund të sezonit. E ardhmja e tij me Barcën është në pikëpyetje.

Për fatin e lojtarit do të vendos skuadra e Barcelonës, në merkaton e verës. Ai mund të shërbejë edhe si pjesë këmbimi për ndonjë objektiv të ‘Blaugranave’. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK