Connect with us

Kosovë

Fenomen i çuditshëm: Qytetarëve s’iu rrihet në shtëpi, dalin dhe i grahin tepër ngadalë veturave

Publikuar

Shumë qytetarë të ndryshëm të Kosovës që kanë pasur rastin të dalin gjatë këtyre ditëve të vetizolimit në rrugët e Prishtinës dhe Kosovës mund të kenë vërejtur një dukuri të çuditshme: vozitjen tepër të ngadaltë, të shumë veturave.

Lexues të ndryshëm i kanë thënë Periskopit se përgjatë rrugëve të ndryshëm kanë hasur në vetura të cilat shkonin madje edhe më ngadalë se sa që kërkohej në shenjën e komunikacionit.

Nuk dihet pse po ngjan një gjë e tillë, por mund të aludohet se ndoshta qytetarët të mërzitur nga vetizolimi në shtëpitë e tyre kanë marrë veturat për t’u shëtitur në rrugët e qytetit, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, ata duhet pasur kujdes që të mos vënë në rrezik automjetet e tjera prezente në rrugë.

Kujtojmë që sot u regjistruan edhe gjashtë raste të tjera me Koronavirus në Kosovë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 15. Gjendja e të gjithëve raportohet të jetë stabile. /Periskopi