Sport
F1, ZYRTARE: Coronavirusi bën që Grand Prix Bahrain të zhvillohet me dyert e mbyllura

Me Grand Prixin e Bahrain që po afron dhe me Coronavirusin në përhapje e sipër, gara do të zhvillohet me dyert e mbyllura.
Bahrain ka lëshuar një komunikatë ku ka bërë të ditur se gara do të jetë një eveniment që mund të përcillet vetëm në televizion, transmeton lajmi.net.
Një nga arsyetimet ishte se masat strikte të ndërmarra kundër Coronavirusit (Covid-19) do të thyheshin nëse mijëra tifozë të F1 do të vizitonin vendin për këtë garë.
Evenimente të shumta edhe në futboll, basketboll, hokej e sporte të ndryshme janë zhvilluar pa praninë e tifozëve. /Lajmi.net/





















