Connect with us

Shëndetësi

Etiopia raporton rastin e parë të koronavirusit

Publikuar

Etiopia ka raportuar rastin e parë të koronavirusit në vend.

Pacienti është një shtetas japonez 48 vjeçar, i cili udhëtoi për në Etiopi nga Burkina Faso më 4 mars, sipas një deklarate të publikuar nga ministrja e shëndetësisë Lia Tadesse.

Tadesse thotë se pacienti është “aktualisht i izoluar në objektin tonë që po i nënshtrohet procedurave mjekësore” dhe është në gjendje të qëndrueshme, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
Në deklaratë theksohet se qeveria ka ndarë “buxhet shtesë për përpjekjet e parandalimit dhe mobilizimin e më shumë burimeve”, ka krijuar qendra karantine dhe izolimi dhe po punon për të punësuar më shumë staf.

NA NDIQ NË FACEBOOK