Connect with us

Sport

”Është koha për Henderson”, tifozët e Man Utd të frustruar me De Gea

Publikuar

Portieri spanjoll gaboi qysh në fillim, kur në tentim për të larguar topin goditi këmbën e Calvert-Lewin, me topin që shkoi drejt rrjetës, transmeton lajmi.net.

De Gea është portieri i vetëm bashkë me Bernd Leno dhe Martin Dubravka që kanë gabuar më së shumti që nga sezoni i kaluar.

Tifozët tani po kërkojnë që portieri i huazuar te Sheffield United, Henderson të kthehet në ‘Old Trafford’.

Portieri anglez është në formë të jashtëzakonshme këtë edicion dhe kthimi te Man Utd nuk përjashtohet sezonin e ardhshëm. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK