Connect with us

Kosovë

Epidemiologu serb: S’ka raste të të infektuarve me Coronavirus në veri të Kosovës

Publikuar

më

Epidemiologu i specializuar në Institutin e Shëndetit Publik në veri të Mitrovicës, Aleksandar Antonijeviq, thotë se situata në veri të Kosovës është e qetë për momentin dhe askush nuk ka Coronavirus.

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me epidemiologë nga e gjithë Serbia dhe rrethina dhe e kemi marrë seriozisht situatën, e që është edhe rekomandimi ynë për qytetarët pasi është mënyra e vetme për të luftuar epideminë”, tha ai për ” Radio Mitrovica Sever” (Radio e Mitrovicës së Veriut) dhe shtoi se Ekipi i menaxhimit të krizave janë të përgatitur të përgjigjen plotësisht nëse rastet pozitive për “Covid 19”.

Ai beson se “deklarimi i një pandemie nga Organizata Botërore e Shëndetit është një alarm i mjaftueshëm për kujdes”.

Epidemiologu thekson më tej se po ndjekin udhëzimet e Institutit të Shëndetit Publik të Serbisë “Milan Jovanoviq Batut” dhe kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm me institucionin e autorizuar të referencës “Torlak”, i cili kryen analizën e mostrave të dërguara për analiza.

Deri më tani, sipas tij, janë testuar rreth 20 pacientë të dyshuar për virus por asnjë prej tyre nuk ka qenë pozitiv.

NA NDIQ NË FACEBOOK