Sport
Epidemiologu italian: Ndeshjet e futbollit të luhen pa tifozë, deri në tetor

Covid19 është pandemia që po përhapet me shpejtësi të madhe në gjithë botën, por më së shumti deri më tani ka goditur Italinë.
Në Itali janë ndërprerë të gjitha aktivitetet sportive e kulturore. Shteti është në izolim. Epidemiologu Pierluigi Lopalco ka thënë se ky virus do të luftohet ndoshta deri në tetor.
“Mendoj se me gjasë ne nuk do të kemi turma që marrin pjesë në ndeshje futbolli para tetorit” ka thënë Lopalco, transmeton lajmi.net.
“Parashikoj se masat do e marra tani do të vazhdojnë gjatë gjithë verës” ka shtuar tutje epidemiologu.
Kampionati italian pritet që të rifillojë më 2 maj, por kjo mund të shtyhet, për shkak të situatës së rënduar në Itali. /Lajmi.net/






















