Connect with us

Lajme

Elbasani vendos flamurin italian në sahat-kullën e qytetit në shenjë solidarizimi për viktimat nga koronavirusi

Publikuar

Koronavirusi ka kapluar me një shpejtësi të madhe Evropën.

Por, Italia është vendi që po e përjeton më së rëndi përhapjen e Covid – 19.

Vetëm gjatë ditës së sotme, vendi fqinj ka regjistruar 5 mijë e 986 raste të reja ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 47 mijë e 021.

Ndërsa brenda 24 orëve të fundit, si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 627 persona.

Edhe Shqipëria është futur në valën goditëse të kësaj pandemie në të cilën deri më sot regjistron 2 të vdekur dhe 70 të infektuar.

Të gjithë shqiptarët me dhimbje kanë përcjellë mesazhe të shumta ngushëlluese për këtë gjunjëzim të popullit italian, raporton Abc News përcjell Klan Kosova.

Për ta shprehur edhe më shumë këtë qytetarët e Elbasanit kanë shprehur solidaritetin e tyre duke shpalosur në kullën e sahatit në Kalanë e këtij qyteti, flamurin Italian.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK