Connect with us

Lajme

Elbasan, shoferi i ambulancës në gjendje të dehur po shkonte të merrte pacientin, bën për spital dy të tjerë (VIDEO)

Publikuar

Një aksident ka ndodhur në rrugën Elbasan Metalurgji.

Në këtë aksident një ambulancë është përplasur me një veturë tjetër.

Për pasojë është plagosur çifti i bashkëshorteve që ndodheshin në mjetin tjetër, raporton Top-Channel përcjell Klan Kosova.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.

Shoferi i ambulancës ka qenë në gjendje të dehur.

Ai ka qenë duke shkuar për të marrë një person që ka kërkuar ndihmë mjekësore.

NA NDIQ NË FACEBOOK