Uncategorized
Ekspertët paralajmërojnë falimentimin e gati të gjitha linjave ajrore në botë

Pandemia e koronavirusit do të shkaktojë dëme të mëdha në mbarë botën.
Si shkak i saj, do të falimentojnë pothuajse të gjitha linjat ajrore në botë brenda disa javësh, thonë ekspertët Australianë të aviacionit.
Me pasagjerët që përpiqen të anullojnë fluturimet e tyre dhe transportuesit që mbështesin shërbimet e tyre, analiza e linjave ajrore dhe firma këshilluese CAPA Center for Aviation paralajmëroi se shumica e linjave ajrore në të gjithë botën do të falimentojnë deri në maj nëse nuk merren masa urgjente, shkruan DailyMail, përkthen Periskopi.
‘’Meqenëse koronavirusi është përhapur në masë të madhe, shumë kompani ajrore tashmë kanë përjetuar falimentim teknik’’, deklaruan nga CAPA.
Kryeministri Scott Morrison ka këshilluar Australianët të rishqyrtojnë udhëtimet jashtë shtetit dhe të gjithë ardhjet ndërkombëtare do të detyrohen të izolohen për 14 ditë ndërsa COVID-19 vazhdon të përhapet në të gjithë globin./Periskopi/






















