Connect with us

Kosovë

Ekonomisti Maynard Keynes parashikoi punë 3 orë në javë: Pse njerëzit nuk kënaqen me 200 euro në muaj?

Publikuar

Ky artikull është përkthyer nga Aeon, dhe Periskopi iu lutë që të mos e kopjoni pa e cituar për të respektuar punën e përkthyesit të saj në shqip.

Në vitin 1930, një vit pas Depresionit të Madh [1929-1933], John Maynard Kenyes u ul që të shkruante për mundësitë ekonomike që do t’i kishin nipërit e tij.

Pavarësisht zymtësisë së madhe pasi ekonomia globale kishte rënë në gjunjë, ekonomisti britanik nuk u zmbraps, duke thënë që “depresioni dominant në botë… na qorron neve dhe na bën që të mos shohim atë që ndodh nën sipërfaqe”. Në esenë e tij, ai parashikoi se pas 100 vitesh, në vitet 2030, shoqëria do të ishte aq e avancuar aq shumë sa nuk do të na duhej as që të punonim. Problemi kryesor që konfrontonte vendet si Britania dhe Shtetet e Bashkuara do të bëhej mërzia, dhe njerëzit do të duhej që ta shkurtonin kohën e kaluar në punë në një orë tri orësh në javë, ose pesëmbëdhjetë orë gjithsej në vit.

Në pamje të parë duket sikur Keynes ka bërë një punë mjerane si parashikues i të ardhmes. Në vitin 1930, mesatarisht një punëtor në Amerikë, Britani, Australi dhe Japoni i kalonte 45 deri në 48 orë në punë. Në ditët e sotme, kjo shkon deri në 38 orë.

Keynes ka një staturë legjendare si një prej baballarëve në ekonomiksin modern – përgjegjës për mënyrën se si ne mendojmë për politikat monetare dhe fiskale. Ai është po ashtu i famshëm për lojën e fjalëve që bën me ekonomistë që bënin me parashikimet afatgjata: “Në parashikimet afatgjata, krejt ne jemi të vdekur”. Por, parashikimi i pesëmbëdhjetë orëve në javë mund të jetë diçka më e qëlluar se sa që duket.

Nëse do të donim të prodhonim aq sa prodhonte një bashkëkohësi i Keynesit në vitet ’30, nuk do të na duhej që secili të punonte as nga 15 orë në javë. Nëse e përshtasni për rritjen e produktivitetit në punë, kjo mund të bëhej për shtatë apo tetë orë, dhe 10 në Japoni. Kjo rritje e produktivitetit vjen nga shekull i automatizimit dhe avancimeve teknologjike: që na lejojnë neve të prodhojmë më shumë gjëra me më pak punë. Në këtë kuptim, shtetet e zhvilluara kanë tejkaluar në fakt parashikimet e Keynesit – na duhet të punojmë veç gjysmën e orëve që parashikonte ai.

Progresi në 90 vitet e kaluara nuk është i dukshëm veç kur konsiderojmë efiçiencën në vendin e punës, por po ashtu edhe kur marrim parasysh gjithë atë kohë të lirë që shijojmë. Së pari, merrni parasysh kohën e pensionimit: një marrëveshje me veten për të punuar fort sa jeni i ri dhe për t’u kënaqur me kohë të lirë kur plakeni. Në vitet ’30, shumica e njerëzve kurrë nuk e mbërrinin moshën e pensionit, dhe thjesht punonin derisa vdisnin. Sot, njerëzit jetojnë goxha kohë pas pensionit, duke e jetuar një të tretën e jetës së tyre pa punuar fare.

Nëse e merrni punën që e bëni kur jeni i ri dhe e shpërndani edhe në periudhën e pensionit, atëherë mesatarisht numri i orëve të punës në javë del vetëm 25 orë. Ka një faktor të dytë që e rrit shumën e kohës së lirë që shijojmë: pakësimi i punëve të shtëpisë.  Makinat e larjes që ndodhen kudo, thithëset elektrike dhe mikrovalët nënkuptojnë se amvisët edhe amviset punojnë 30 orë më pak në javë në shtëpitë e tyre se sa në vitet 1930.

Kështu që, nëse ekonomitë e avancuara të sotme kanë arritur [apo tejkaluar] pikën e produktivitetit që është parashikuar nga Keynes, pse ekzistojnë ende vendet e punës me 30 deri në 40 orë në javë? Dhe pse duket se nuk ka ndryshime të mëdha? Kjo është një pyetje për natyrën njerëzore – pritshmëritë e rritura në vazhdimësi për jetë të mirë – dhe po ashtu të mënyrës se si strukturohet puna nëpër shoqëri të ndryshme.

Pjesë e përgjigjes është edhe inflacioni i mënyrës tonë të jetesës: njerëzit kanë një apetit të pangirë për më shumë. Keynesi foli për “problemin ekonomik dhe luftën për mbijetesë” por pak njerëz zgjedhin të pajtohen me një mbijetesë të thjeshtë. Njerëzit jetojnë në një rutinë hedonike: gjithnjë ne duam më shumë. Standardi i jetës është shumë më i lartë se ai i njerëzve në vitet ’30, ku njerëzit mund të jetonin edhe pa një telefon të shtrenjtë, pa Netflix, pa televizorë gjithnjë e më të mëdhenj e më të mençur e kështu me radhë.

Përveç kësaj, ndërsa ekonomia bëhet gjithnjë e më produktive, punësimi ndryshon nga agrikultura dhe fabrikat drejt industritë e shërbimeve. Falë progresit teknologjik dhe produktiv, ne mund t’ia dilnim mbanë me nevojat tona për një jetë të thjeshtë me fare pak punë, duke na çliruar kështu për gjëra të tjera. Shumë njerëz sot punojnë si konsulentë të shëndetit mendor, artistë të efekteve vizuale, llogaritarë e vlogerë – punë të cilat nuk kërkohen thjesht për mbijetesë. Eseja e Keynesit argumenton që më shumë njerëz do të kenë mundësi që të kërkojnë “artet e jetës” në të ardhmen, duke implikuar një ndarje me botën e mbijetesës. Në fakt, bota e punës vetëm sa është zgjeruar për të përfshirë më shumë aktivitete që nuk kanë rëndësi për mbijetesën ekonomike.

Në fund, pabarazia persistente sociale po ashtu ndihmon persistencën në 40 orë në javë. Shumë njerëz duhet të punojnë nga 40 orë në javë thjesht që t’ia dalin mbanë. Si shoqëri, në përgjithësi, ne jemi të aftë që të prodhojmë mjaft për secilin. Por, kjo vetëm nëse shpërndarja e pasurisë bëhet më e barabartë. Në disa vende, si ShBA-të, lidhja mes produktivitetit dhe pagesës është e thyer: nga rritjet e fundit në produktivitet në fakt përfitojnë vetëm pjesa më e lartë në shoqëri. Në esenë e tij, Keynes parashikoi të kundërtën: një nivelizim dhe barazim, ku njerëzit do të punonin që të siguroheshin se nevojat e të tjerë njerëzve ishin plotësuar.

Në esenë e tij, Keynes përbuzte disa prej tendencave thelbësore të kapitalizmit, duke e quajtur motivin për të fituar para “si një morbiditet të gërditshëm” dhe ankohej se kjo nxirte një prej cilësive më të tmerrshme njerëzore. Natyrisht, këto ciësi njerëzore e çojnë përpara pgoresin. Dhe ngulmimi për progres nuk është gjë e keqe – këtë e dinte edhe Keynesi, dhe e pranonte. Por në një pikë duhet të kthejmë kokën pas për të parë se ku kemi mbërritur.

Maqedoni14 minutes ago

Janevska: Shteti ua mbulon tërësisht shpenzimet nxënësve që përfaqësojnë vendin në olimpiadat shkencore

Maqedoni17 minutes ago

Daut Beqiri: Nisin punimet për zgjerimin e varrezave në Haraçinë

Shqipëri47 minutes ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme2 hours ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme2 hours ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni4 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota4 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme4 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Maqedoni4 hours ago

Zjarri në Koçan: Ekspertiza e telefonave zbuloi rrjedhje informacioni mbi kontrollet e MPB-së dhe DAP-iT

Maqedoni4 hours ago

Pjesa II e autostradës Shkup-Bllacë do të zgjasë 4 vite

Bota4 hours ago

E zënë poshtë ndërtesës së shembur për 32 orë, si arriti të mbijetojë 12-vjeçarja në Venezuelë vetëm me një shishe ketchup dhe pak djathë

Maqedoni4 hours ago

MPB: Mbi 130 mijë shkelje të regjistruara, shoferët me targa të huaja së shpejti do të marrin gjobat

NA NDIQ NË FACEBOOK