Lajme
Ekonomistët paralajmërojnë rritje të ulët ekonomike për shkak të koronavirusit

Ekonomia globale mund të rritet në nivelin më të ngadaltë, që nga viti 2009, këtë vit për shkak të shpërthimit të koronavirusit, paralajmëroi Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).
Organizata ka parashikuar rritje prej vetëm 2.4% në vitin 2020, nga 2.9% në nëntor.
Por ajo tha që një shpërthim më i gjatë dhe më intensiv mund të përgjysmonte rritjen në 1.5%.
“Mesazhi kryesor nga ky skenar i trendit negavtiv është se ai do të vendosë shumë vende në recesion. Kjo është arsyeja pse ne po kërkojmë që të merren sa më shpejt masa në zonat e prekura,” tha Laurence Boone, kryekonomisti i OECD.
Paralajmërimi vjen pasi Banka e Anglisë u zotua të ndihmojë në stabilizimin e tregjeve, të cilat pësuan humbje të mëdha javën e kaluar.
Coronavirus tashmë po detyron bizneset të pezullojnë operacionet në Kinë dhe vende të tjera në botë, përderidsa zyrtarët përpiqen të kontrollojnë përhapjen e saj.






















