Connect with us

Sport

Ekipi i boksit të Kosovës është nisur nga Londra për në Prishtinë

Publikuar

Zgjidhja është gjetur falë humanitetit të ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behxhet Pacolli, i cili ka ndërmjetësuar me zyrtarët në Londër, konkretisht ish-ministrin të Jashtëm të Britanisë së Madhe, Sir Alan Duncan, sot aeroplani privat i tij ka marrë delegacionin e boksierëve, të cilët janë nisur për në Prishtinë.

Komiteti Olimpik i Kosovës, MKRS dhe Qeveria i janë mirënjohës veprimit të ish-ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, i cili edhe një herë shprehu gatishmërinë e tij që t’u dalë në ndihmë sportistëve të Kosovës.

Ekipi i boksit ndodhej në Londër, ku po merrte pjesë në turneun kualifikues evropian për Lojërat Olimpike Tokio 2020, por që organizatori vendosi të hënën të pezullojë garat shkaku i përhapjes së koronavirusit Covid-19.

Me këtë rast, ekipi kishte mbetur në Londër, pa zgjidhje për t’u kthyer në Kosovë, shkaku i ndërprerjes së të gjitha fluturimeve për në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.