Lajme
Ejup Alimi dhe Ismet Guri dënohen me 3 vjet e gjysmë burg për parregullsi zgjedhore në Çair

Me 3 vjet e gjashtë muaj dënohen me burg funksionarët e BDI-së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri.
Ejup Alimi dhe Ismet Guri akuzohen për parregullsi në zgjedhjet lokale në vitin 2013-të në Çair.
Në seancën e sotme gjyqësore nuk ishte i pranishëm Ejup Alimi.
Vendimin e ka dhënë gjykatësja, Marija Kletniçka në Gjykatën Penale, ndërkaq lëndën e udhëhiqte ish prokurorja Speciale, Fatime Fetai./tv21/

















