Sport
Edinson Cavani bën transferim emocionues

Pas 300 ndeshjeve dhe 200 golave të shënuara për skuadrën franceze, ai do të largohet nga Parisi, me shumë skuadra të interesuara për shërbimet e tij.
Inter Maimi i David Beckham po bën gjithçka për ta sjellë në MLS, ndërsa Boca Juniors mund t’i bashkohet garës.
“Boca është skuadër që më ndez mua, gjë që unë e dua. Shumë herë kam imagjinuar të ngjitem në rrjetë dhe të festoj me tifozët si Mantenca Martinez (ish sulmuesi uruguaian që ka luajtur te Boca)”, ka deklaruar Cavani një vit më parë, përcjell lajmi.net.
Në transferimin e Cavanit te Boca, mund të ndikojnë edhe Roman Riquelme dhe Carlos Tevez, që do të përfshihen në këto bisedime./Lajmi.net/






















