Lajme
Edhe tre pacientë të infektuar me koronavirus, numri shkon në 70

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe, në konferencën për shtyp të orës 15:00 njoftoi se janë identifikuar edhe 3 raste të reja me virusin korona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 70.
Ministri konfirmoi gjithashtu se pacientja që u vendos në aparate për frymëmarrje është në gjendje kritike, njofton Portalb.mk.
“Sot janë bërë gjithsej 43 testime, prej të cilëve pozitiv kanë dalë 3 persona, dhe tani numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 70. Njëri paciente ka udhëtuar në Serbi, gjyshja e vajzës 4-vjeçare nga Shtipi ka test pozitiv he një pacient është nga Shkupi”, tha Filipçe.
Të infektuarit janë nga qytetet: Dibra, Shkupi, Gostivari, Shtipi dhe Ohri.
















