Connect with us

Kosovë

Edhe një deputete iraniane vdes nga koronavirusi

Publikuar

Edhe një zyrtar iranian ka vdekur si pasojë e koronavirusit.

Bëhet fjalë për Fatemeh Rahbar politikania që në zgjedhjet e fundit, fitoi mandatin e deputetes për në parlamentin e Iranit.

Zyrtarët shtetërorë iranianë, kanë bërë të ditur se 55-vjeçarja nuk ka mundur t’i mbijetonte sëmundjes dhe ka vdekur në një spital të Teheranit, ku i ishte nënshtruar trajtimit mjekësor.

Ajo është bërë deputetja e dytë e iraniane, që vdes nga coronavirusi, epidemi e cila në fillim të javës ia kishte shkaktuar vdekjen deputetit Ali Ramazani.

Në raport, është thënë se edhe bashkëshorti i Rahbar, djali, vajza dhe dhëndri saj janë të sëmurë me këtë sëmundje. Deri më tani, me coronavirus janë diagnostikuar 18 deputetë, mirëpo Rahbar nuk ka qenë në asnjëherë seancë parlamentare dhe nuk ishte takuar me asnjërin prej tyre.