Sport
Edhe lojtarët e Werder pajtohen për zvogëlimin e pagave

Pasi të njëjtën gjë bën futbollistët e Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe Borussia Monchengladbach, është tani Milot Rashica që më shokë ka vendosur të ndihmojë klubin e tyre.
Është drejtori sportiv i Werder Bremen, Frank Baumann, që ka konfirmuar se lojtarët, trajnerët dhe bordi janë duke punuar për zvogëlimin e pagave për të ndihmuar daljen nga kriza e koronavirusit.
Sipas Baumann, shuma që do të hiqet nuk është caktuar ende, por zvogëlimi i pagave do të ndodhë.
Kujtojmë se Bundesliga është në mesin e ligave evropiane që është pezulluar shkaku i koronavirusit./Lajmi.net/






















