Sport
Edhe katër lojtarë të tjerë të Sampdoria me koronavirus

Covid-19 është virusi që po përhapet me shpejtësi të madhe, e që së fundmi ka arritur edhe në Kosovë.
Në skuadrën italiane Sampdoria, dje është konfirmuar se me këtë virus ishte prekur Manolo Gabbiadini, por e keqja nuk u ndal këtu pë skuadrën.
Lajmet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se Omar Colley, Albin Ekdal, Antonino La Gumina dhe Morten Thorsby kanë rezultuar gjithashtu pozitiv në koronavirus, transmeton lajmi.net.
Ky lajm e fut skuadrën e Sampdorias në një krizë të madhe, me tashmë pesë lojtarë të prekur direkt nga virusi. /Lajmi.net/




















