Lajme
E ulët/ Persona të pandërgjegjshëm shkatërrojnë trotuaret në Zhelinë

Një veprim i ulët ka ndodhur në fshatin Strimnicë të Komunës së Zhelinës, ku persona të papërgjegjshëm kanë shkattëruar tullat mbrojtëse të trotuareve.
Veprim i tillë është i papranueshëm dhe është cilësuar i ulët nga ana e kreut të Komunës, Blerim Sejdiu.
“Këto pamje vijnë si rezultat i thirrjeve të atyre që kanë pretendime të marrin votën tuaj e sillen gjoja si oponentët e tanë. Ata mendojnë se, mbështetja përfitohet duke prishur e rrënuar. Sidomos atë që është në dobi të qytetarëve”, shkruan mes tjerash kreu i komunës, Blerim Sejdiu duke dënuar këtë veprim të pandërgjegjshëm./Zyrtare.net
NE NDËRTOJMË, JU PRISHNI, POPULLI VLERËSON!(Rekonstruimi i rrugës #Strimnicë)Të nderuar bashkëqytetarë,Këto pamje…
Gepostet von Blerim Sejdiu – Komuna e Zhelinës am Montag, 23. März 2020
















