Connect with us

Kosovë

E thotë Kushtetuta: Pas mocionit, jo Qeveri në detyrë, por Qeveri në dorëheqje

Publikuar

Më 25 mars kalojë mocioni i LDK-së për votëbesimin ndaj Qeverisë Kurti. Që nga ajo ditë, shumica asaj iu kanë referuar si Qeveri në detyrë, por Kushtetuta thotë krejt diçka tjetër.

Neni 100 i Kushtetutës së Kosovës e sqaron procedurat e mocionit, edhe pjesën ku një mocion është i sukseshëm, siç ishte ai kundër Qeverisë Kurti.

“Nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje”, thuhet në pikën 6 të nenit 100 të Kushtetutës së Kosovës.

Në një postim që kishte bërë Albin Kurti, kryeministër në dorëheqje gjatë gjithës kohës iu kishte referuar si “Qeveria në detyrë”.

NA NDIQ NË FACEBOOK