Lajme
E rëndë/ Ishte në izolim, vetëhelmohet 18-vjeçarja, në gjendje kritike për jetën

Një vajzë 18 vjeçare është gjetur e helmuar nga të afërmit e saj, mbrëmjen e sotme në fshatin Çopanaj në Peqin.
E reja, është dërguar menjëherë në spital në gjendje kritike për jetën.
Sipas asaj që raporon Ballkanweb, vajza qëndronte prej 10 ditësh e izoluar në shtëpi për shkak të situatës nga koronavirusi.
Duke ju referuar të njëjtave burimeve, shkak i vëtëhelmimit dyshohet të jetë bërë gjendja e rënduar psikologjike nga izolimi.



















