Connect with us

Kosovë

E pakonfirmuar: Kurti sapo ia humbi Kosovës 200 milionë euro investime nga Amerika

Publikuar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë goditjen e parë për kryeministrin Albin Kurtin, duke bllokuar fondet e planifikuar që të investoheshin në Kosovë përmes MCC. Burime të Gazetës Express thonë se Sean Cairncross, drejtor i MCC, i caktuar nga Donald Trump, ka biseduar sot në telefon me Kurtin dhe i ka thënë atij se do të bllokohen 50 milionë eurot e MCC’së, ashtu sikurse do të bllokohet edhe projekti i gazit – ku ishte paraparë që të investohen rreth 150 milionë euro të tjera. Goditja amerikane erdhi pasi që Qeveria e Kosovës po refuzon ta heqë tarifën ndaj mallrave serbe

Ajo që ishte raportuar ditë më parë dhe e konfirmuar edhe nga një intervistë e para disa ditësh e kreut të LDK’së, Isa Mustafës, ndodhi sot: amerikanët bllokuan 50 milionë eurot e MCC’së.

Kjo është goditja më e rëndë që vjen nga Shtetet e Bashkuara për Kosovën pas këmbëngulësisë së kryeministrit Albin Kurtit për të mos e hequr tarifën ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.

Burime të Express thonë se Sean Cairncross, drejtor i MCC, i caktuar nga Donald Trump, ka biseduar sot në telefon me kryeministrin Kurti dhe ia ka shpalosur vendimin e marrë nga amerikanët.

“Kosova nuk mund të llogaritë më në 50 milionë eurot e MCC, ashtu sikurse as në 150 milionë eurot tjera të gazit që planifikoheshin të investoheshin në Kosovë”, ka treguar ky burim.

Biseda mes Sean Cairncross dhe Albin Kurtit ishte caktuar të zhvillohen më 6 mars, por Kryeministri i vendit i kishte bishtnuar kësaj telefonate.

Të njëjtën ditë, Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa kishte thënë se Ambasadori Richard Grenell i kanë thënë se do të ndalen fondet e MCC – nëse nuk hiqet tarifa ndaj mallrave serbe dhe boshnjake. E kjo, tashmë, fatkeqësisht, ka ndodhur.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po insistojnë fuqishëm në heqjen e tarifës dhe shkuarjen në dialog, nga i cili ata besojnë se mund të gjendet një zgjidhje e shpejt për kontestin mes Kosovës dhe Serbisë. Por, kjo duket se nuk po i pëlqen Albin Kurtit. Kryeministri kosovar ka shfaqur dëshirën e tij për heqjen e ngadaltë të tarifës dhe vendosjen e reciprocitetit, por të njëjtin vendim nuk e ka dërguar ende në Qeveri; rrjedhimisht tarifa mbetet në fuqi. Në anën tjetër, partneri i Kurtit në Qeveri, LDK, kërkon heqjen e menjëhershme të tarifës.

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti kishte deklaruar para disa ditësh se tarifa duhet të hiqet dhe se LDK nuk do të rrijë në një Qeveri e cila mund të izolohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas gjitha gjasave, njëjtë si Kryeministri Haradinaj, edhe Kryeministri Kurti, shpreson se mbajtja e tarifës mund ta shtyjë dialogun me Serbinë, ku Kosova do të duhej të pranonte një zgjidhje të pafavorshme për të.

Lajme2 minutes ago

Yll Limani para protestuesve: Ju gëzoftë zemra që keni dalë , të vazhdojmë derisa të kemi drejtësi

Lajme2 minutes ago

Kurti kujton Afrim Bunjakun: S’do heqim dorë, të gjithë do marrin dënimin e merituar

Lajme3 minutes ago

Në Banjskë do vendoset gurthemeli i obeliskut kushtuar Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku

Kosovë2 hours ago

Gruda: Aktgjykimi i Kushtetueses e shkatërroi planin e LVV-së për të shkuar në zgjedhje në dhjetor

Shqipëri4 hours ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Kosovë5 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni6 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Kosovë8 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni8 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri9 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme9 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë9 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

NA NDIQ NË FACEBOOK