Lajme
E dhimbshme: 4-vjeçari gjendet i dekompozuar në një kanal

Rreth orës 12:15, të ditës së sotme në një kanal kullues në afërsi të banesave sociale, ngjitur me lumi e Lanës në Shkozë është gjetur i dekompozuar fëmija me iniciale K.H, 4 vjeç.
4-vjeçari ishte denoncuar nga prindërit si i humbur mbrëmjen e datës 17 shkurt 2020 .
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe njoftojnë se po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht.






















