Sport
Dy talentët nga Kosova shënojnë super gola në Ligën e Kampionëve për të rinj

Bayern Munich është duke u përballur me Dinamon e Zagrebit në Ligën e Kampionëve për të rinj, dhe dy talentët nga Kosova, kanë shënuar për skuadrat e tyre.
Karrica, i lindur në Gjakovë, shënoi në minutën e 29’ për Dinamon e Zagrebit, për të çuar epërsinë e skuadrës së tij në 0-2.
Nuk vonoi shumë, dhe Bayerni u rikthye në lojë, me Leon Dajakun që shënoi për 1:2 (36’).
Golat e të dy talentëve mund t’i shikoni në videon e mëposhtme./Lajmi.net/





















