Connect with us

Kosovë

Drejtori Ramadani tregon se a po testohen për koronavirus personat me ndikim pa pasur simptoma

Publikuar

me

Drejtori i Institutit të Shëndeti Publik, Naser Ramadani, ka folur pas paraqitjes së tre rasteve të reja sot me koronavirus në Kosovës, duke çuar në 94 numrin e të infektuarve më këtë virus.

Ramadani ka folur për gjendjen e të infektuarve me koronavirus, shkruan Periskopi.

“35 persona po qëndrojnë në Klinikën Infektive dhe të tjerët janë të vetëizoloar, 5 janë në gjendje me të rëndë, me oksigjeno terapi, kurse të tjerët gjithë janë në shërim të plotë sepse nuk kanë ndonjë komplikim tjetër “, ka thënë ai.

Ndërsa i pyetur se a po testohen njërëzit me ndikim pa pasur simptoma, Ramadani u shpreh se ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët.

“Nuk ka njerëz me ndikim dhe pa ndikim, ne ofrojmë ndihmë mjeksore për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai./Periskopi/

 

MË TË LEXUARAT