Kosovë
Drejtori i KIPRED-it e zë duke mashtruar Albin Kurtin: Serbia mund ta nënshkruajë marrëveshjen edhe me taksë

Ish ambasadori dhe drejtori ekzekutiv i Kipredit, Lulzim Peci, ka bërë një deklaratë të fuqishme e logjike që e ekspozon logjikën e lajthitur të kryeministrit Kurti i cili po rrezikon seriozisht interesat e Kosovës duke i vendosur përpara ato të partisë së tij.
Peci ka deklaruar se nëse do të ishte në interes të Serbisë, Vuçiqi do ta nënshkruante marrëveshjen edhe duke qenë taksa në fuqi.
Ai e ka quajtur me të drejtë si “non-sens” logjikën që thotë se ndalja e marrëveshjes bëhet përmes taksës.
Sot, kryeministri i Kosovës ka vazhduar të merret me thashetheme të pakonfirmuara e që nuk i kanë hije as një zyrtari të lartë qeveritar. Ai ka deklaruar se ka bindjen që marrëveshja është e gatshme dhe është arritur mes Thaçit dhe Vuçiqit, duke pretenduar se ai përmes “taksës” po e ndalte atë.
Por, siç ekspozon logjikën e lajthitur të Kurtit, nëse Vuçiqi dhe Serbia do të kishte interes nga kjo marrëveshje, atëherë do ta nënshkruanin marrëveshjen edhe me taksën në fuqi. /Periskopi
![]()


















