Connect with us

Sport

Dortmund: Ne e shesim këtë lojtar, por nuk e ulim çmimin shkaku i COVID-19

Publikuar

Dortmund u ka bërë me dije klubeve të interesuara për Sanchon, se çmimi i tij prej 110 milionë euro nuk do të zbritet.

Ylli anglez është vetëm 20 vjeçar, dhe vlera e tij në Transfermarkt llogaritet 130 milionë euro, 16  herë më shumë sesa Borussia Dortmund pagoi për shërbimet e tij kur e transferoi nga Manchester City tre vjet më parë.

Në mediet e huaja raportohet se çmimet e lojtarëve do të zbriten këtë verë shkaku i krizës së koronavirusit.

Por, Dortmund ka vendosur që Sanchon të mbajë në tregun e transferimeve, por nuk do të ulin çmimin e tyre prej 110 milionë euro, edhe pas koronavirusit./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK