Connect with us

Kosovë

Donald Trump refuzon testin e koronavirusit

Publikuar

Shtëpia e Bardhë insiston se Presidenti Donald Trump nuk ka nevojë për një test koronavirus, pavarësisht se disa anëtarë të rrethit të tij politik janë vetë-karantinizuar pasi ranë në kontakt me një njeri që më vonë u diagnostifikua me sëmundjen.

Bëhet fjalë për Matt Gaetz, i cili hipi në limuzinë me Trump të hënën. Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadoës do qëndrojë gjithashtu në shtëpi deri të mërkurën, pavarësisht se testi i tij doli negativ. Një tjetër mik i Trump, Rep. Doug Collins, një republikan nga Xhorxhia, u fotografua duke shtrënguar duart me Presidentin të Premten.

Theksohet se shqetësimi më i madh është për politikanët, puna e të cilëve domosdoshmërisht i sjell ata në kontakt me një numër të madh njerëzish, veçanërisht në valën e një viti zgjedhor të përgjithshëm.

CNN raporton se vetëm Trump nuk pranon të bëjë testin e koronavirusit. Përmes një interviste, së bashku me presidentin e Brazilit ai u shpreh se nuk ndihej fare i shqetësuar nga koronavirusi.

Ai tha se shteti i ka marrë të gjitha masat dhe se janë të përgatitur për çdo situatë.