Connect with us

Kosovë

Direkt nga Kufiri: Qytetari futet në Kosovë pa u testuar fare, Qeveria me staf tepër të vogël (Foto)

Publikuar

Gjendje mjerane raportohet të jetë në pikë-kalimin kufitar në Han të Elezit që ndan Kosovën me Maqedoninë e Veriut. 

Një gazetar i Periskopit ka qenë në vend-ngjarje dhe ka parë masat që janë marrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Shkaku i stafit të pakët, ai ka deklaruar se qytetarët po duhet të presin për shumë kohë që të kalojnë kufirin për të hyrë në Kosovë.

Të gjithë këta qytetarë testohen nëse janë prekur me koronavirusin e ri Covid-19.

Madje, një qytetar nga Shkupi i ka thënë gazetarit tonë se ai ka hyrë në Kosovë pa u testuar fare për Koronavirus. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK